Aktualitet

"Dua të shkoj si zonjë në spital"/ DETAJE nga operacioni që i kushtoi jetën Irida Hasallës

Pagesa për operacionin është kryer me urgjencë në 11:30 të natës.

f.t
"Dua të shkoj si zonjë në spital"/ DETAJE nga
Irida Hasalla

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni që kreu Irida Hasalla në spitalin Amerikan 2, gjatë të cilit humbi jetën. Shoqja e 28-vjeçares e cila dhe e ka shoqëruar në spital ditën e ndërhyrjes, ka rrëfyer se për operacionin Irida kishte paguar 4 mijë euro.

Sipas saj kur gjithçka përfundoi mjekët nuk thanë se e reja kishte probleme. Madje për çudi, shoqja e ngushtë thotë se e vetmja gjë që i kërkuan me ngulm, ishte pagesa e operacionit, mbi 4 mijë euro, rreth orës 23:30.

‘Janë paguar mbi 4000 euro për operacionin, përpos analizave’- ka treguar shoqja.

Nga ana tjetër kushërira e saj tregon se si rrallë herë, Irida kishte lyer flokët, bëri thonjtë e madje vendosi edhe qerpik. “Dua të shkoj si zonjë në operacion”, i kish thënë e reja kushërirës dhe shoqes së ngushtë. 

Irida prej 2 vitesh ishte diagnostifikuar me tumor në mitër dhe kurohej në Belgjikë, trajtime që siç familjarët na tregojnë, kanë kushtuar deri në 200 mijë euro. Por e mundonte prej kohësh pesha e saj trupore dhe vendosi të heqë dhjamin. Ndërhyrjen zgjodhi ta bënte në spitalin privat “Amerikan 2” në Tiranë. Pas konsultave me mjekët atje, të hënën e 29 janarit 2024 u fut në operacion për të hqur një masë dhjamore. 

I vëllai i të ndjerës, Arenca Hasalla tregon i prekur se pas daljes nga salla e operacionit, e motra u përball me një neglizhencë nga ana e stafit mjekësor, që pasoi me goditjen e një trompoze. Ndërsa mjekja Rezarta Kapaj është ‘zhdukur’ dhe pas vdekjes së motrës së tij, nuk kanë pasur asnjë kontakt me të.

Trupi i saj është dërguar për në morgun e Tiranës, ku do ti nënshtrohet dhe autopsisë, ndërkohë që familjarët e kanë kallëzuar rastin në komisariatin nr. 4 për mjekim të pakujdesshëm. Pavarësisht se prindërit e të resë ishin kundër kësaj ndërhyrje, për shkak se e reja kurohej nga kanceri në mitër, vetë ajo kishte dhënë aprovimin për t’u futur në sallë. Pas disa orësh në gjendje kritike, ajo ndërroi jetë gjatë ditës së djeshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB