Aktualitet

Dumani raporton në KLP: Në 2024 hetuam një numër të konsiderueshëm zyrtarësh të lartë, 19 janë në gjykatë

Dumani falenderoi dhe KLP-në, që e konsideroi sit ë vetmin institucion që ka reaguar në mbrojtje të SPAK.

F.m
Dumani raporton në KLP: Në 2024 hetuam një numër të
Kreu i SPAK, Altin Dumani

TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani ndodhet sot në Këshillin e Lartë të Prokurorisë ku po bën raportin vjetor për vitin 2024. Viitn që kaloi, Dumani e konsideroi si një periudhë që ka zgjeruar listën e njerëzve të vënë nën hetim, kryesisht zyrtarët e lartë. Ai u shpreh se në total janë vënë nën hetim 33 zyrtarë të lartë, dy prej të cilëve në çështje të ndryshme. Dumani falenderoi dhe KLP-në, që e konsideroi sit ë vetmin institucion që ka reaguar në mbrojtje të SPAK.

Pjesë nga fjala e Dumanit:

Në 2024 jemi përballur me sfida, por nuk e kemi ndalur punën. I vetmi institucion që ka reaguar në mbrojtje të SPAK me ngjarjet që jemi ballafaqur në 2024, por edhe gjatë 2025. Lufta kundër krimit të organizuar edhe për këtë vit, krahasuar me vitin paraardhës, ka shënuar arritje të rëndësishme prej rreth 18,8% të regjistrimeve të këtyre procedimeve penale. Po kështu, është rritur edhe numri i personave të cilët janë nën hetim për këto procedime me rreth 21,6%, krahasuar me vitin 2023. Nga ana tjetër, ka një rënie me rreth 7,3% të çështjeve të dërguara për gjykim për shkak të volumit dhe kompleksitetit të tyre. Për sa i përket luftës kundër korrupsionit, Prokuroria e Posaçme ka ndjekur një qasje aktive duke hetuar një numër të konsiderueshëm zyrtarësh të lartë. Gjatë vitit 2024, rezultojnë të jenë nën hetim 33-ish-zyrtarë të lartë, nga të cilët 19 janë dërguar në gjykatë. Dy prej tyre edhe në çështje të ndryshme. Hetimi ka treguar se korrupsioni zhvillohet përmes skemave të sostifikuara të ngritura nga zyrtarët e lartë.

Poll

MOS HUMB