
TIRANË- Erzen Breçani, i cili tashmë ndodhet pas hekurave dhe po përballet me drejtësinë ka shërbyer dhe si ekspert kriminalistike. Karriera e gjatë në radhët e bluve dhe implikimi më pas në një grup të strukturuar kriminal, pjesë e të cilit ishte dhe djali i tij Eralb Breçani, i kishin dhënë ish-numrit dy të Policisë së Tiranës mjaftueshëm informacion për të ditur se si funksionojnë rreshtat nga Amerika e Jugut drejt Evropës dhe se cilët ishin ‘protagonistët’ në terren.
Për sa kohë publikisht, Breçani kishte një imazh të pacënuar, mund edhe të jepte ‘leksione’ mbi zhvillimin e operacioneve në vend. Këtë gjë e ka bërë dy herë. Pasi këshillonte të birin se sit ë manovronte në tregun e drogës, në mënyrë që të qëndronte sa më gjatë larg burgut, në studio televizive, Erzen Breçani ‘vlerësonte kolegët’.
Më konkretisht, më 19 shtator të vitit 2020, Breçani, i ftuar në ''Ora News'', tha se Shqipëria është goditur nga një valë ngjarjesh kriminale dhe se përgjegjëse për këtë gjë ishte keqqeverisja dhe ministri i Brendshëm i asaj kohe, Sandër Lleshaj.
“Kemi krim në rrugë, krim në familje. Një pasiguri totale. Është një keqqeverisje e qeverisë. Nëse një ministër thotë do iki nga policia, atëherë kush do i kërkojë llogari drejtorit të Policisë së Shtetit? Nuk ka edhe vetë siguri ministri me këtë qeveri për ta vazhduar detyrën,”- thoshte Breçani.
Një ditë më vonë, biseda me të birin kishte një tjetër kontekst.
Sipas dosjes së siguruar ekskluzivisht nga ZËRI, flitet për një sasi të madhe parash.
Pjesë nga dosja:
"...i shpreh shqetësimin që platforma SkyEÇ mund tëe përgjohet dhe tregon që ka patur dikë që e informonte po nuk i ka ardhur në takim. Në bisedë kuptohet që Eralbi ka premtuar një sasi parash të cilat ende nuk i ka marrë Erzen Breçani dhe si zgjidhje për shkak të vonesës pyet Eralbin nëse duhet t'i thotë Fatbardhit për të marrë një kredi, ku paratë dyshohet se nevojiten për ndërtimin e hidrocentralit
Ndërsa më 28 shtator të të njëjtit vit, Ish-shefi i shtabit RENEA dhe ish-drejtuesi i lartë i policisë, Erzen Breçani jep argumentet e tij nëse operacioni i RENEA-s më 24 Shtator për të vrarë Lefter Zhidrun ishte i suksesshëm ose jo. Kjo ngjarje tronditi Elbasanin në atë kohë dhe Brecani ishte në studion e “Uniko” në TVKlan.
“Për mendimin tim, RENEA i ka kryer veprimet me shpejtësi dhe ka bërë kufizimin e banesës me perimetër të afërt dhe me perimetër të largët. Veprimi i parë që kryen RENEA është marrja nën kontroll e banesës së objektit duke kufizuar dhe duke bërë të pamundur daljen nga kufizimi të personit. Snajperat nuk janë vetëm për të ekzekutuar, por edhe për të vrojtuar, për t’i dhënë informacion grupit që të bëjë ndërhyrjen e planifikuar. Gjithmonë ku vepron RENEA, janë të përfshirë grupet e njësisë së snajperave. Në një snajper veprojnë dy snajperista, sepse një snajper nuk rri gjithmonë me syrin në objektiv, por janë dy snajperista,”- thoshte ai.
Por, pak minuta para transmetimit të emisionit, kishte shkëmbyer një tjetër bisedë me të birin.
Pjesë nga dosja
Më datë 28.09.2020 në orën 20:23, K9B9EP i dërgon mesazh S7DEGI me këtë përmbajtje: Edhe këtë pistë e kontrollova kutinë se mos kanë fut noj cipë e kur ta marrësh ti të kapin me të,..Nuk duhet me pas bes kuj në Shqipni...Mos i ki bes kuj...Mos u merr me shqiptar...thuaj atij shokun tan...Thuj...Po du me të than se tan këta bnë Shqipëri folin e thonë djali i Erzenit ka bjen mall e punon me drogë se e njoh mirë bashkimin e shqiptart...Po du me than që mos u merr me ta. Shqipërinë mos e flliq, mos e prish a si me të than asht ndryshe me punue jashtë e ndryshe këtu...Bush nga meraku e kam...E duhet me të tregu këto gjana...Ke ba i premtim se një vit do e provoj, u bënë tre bush...
Në bisedën e kësaj datë evidentohet periudha në të cilën shtetasi Eralnb Breçani dyshohet se ka ushtruar aktivitetin e jashtëligjshëm të trafikimit të lëndëve narkotike.