Aktualitet

Dyshohet se mori peng Eglant Koçin, publikohet FOTOJA e autorit të dyshuar Armand Shakaj

Eglant Koçi dyshohet se është rrëmbyer nga Armand Shakaj, ndërsa ky i fundit është ndihmuar edhe nga një person tjetër.

zh.ll

Dyshohet se mori peng Eglant Koçin, publikohet FOTOJA e autorit të

TIRANË- Personi që shihni në të majtë të fotos është 41-vjeçari Armand Shakaj, autori i dyshuar i zhdukjes së të 34-vjeçarit Eglant Koçi. Shakaj është shpallur zyrtarisht në kërkim nga autoritetet si autori i dyshuar që mendohet se ka rrëmbyer të riun.

Dyshohet se mori peng Eglant Koçin, publikohet FOTOJA e autorit të
armand shakaj

Eglant Koçi dyshohet se është rrëmbyer nga Armand Shakaj, ndërsa ky i fundit është ndihmuar edhe nga një person tjetër. Lidhur me këtë, është vënë në pranga shtetasi Enea Zyferi. Ky i fundit, punonte kamerier te Armand Shakaj, dhe dyshohet se mund të jetë dëshmitar i rrëmbimit dhe vrasjes së 34-vjeçarit.

Ndërkohë, Policia e Tiranës ka sqaruar se përmes veprimeve të thelluara hetimore është bërë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i motorit me të cilin lëvizte 34-vjeçari Eglant Koçi, si dhe automjeti me të cilin dyshohet se autori ka rrëmbyer të riun. Në automjet janë gjetur disa gjurmë gjaku, teksa pritet ekspertiza për të verifikuar nëse i përkasin 34-vjeçarit.

Ekspertët kanë ushtruar kontrolle të rrepta në ambientin ku i riu dyshohet se ka hyrë për herë të fundit, si dhe në disa lokacione të tjera, por deri më tani ai nuk është gjetur. Janë ushtruar kontrolle në disa zona të Tiranës, por edhe në Elbasan e në disa male./ZËRI

Poll

MOS HUMB