Aktualitet

“E goditën 25 herë me thikë dhe e pështynë në fytyrë”/ Historia e 17-vjeçarit që u vra në Itali! Gjyshja: E rrita unë!

Dy autorët e mitur vijnë nga familje të mira, njëri djali i një avokati, dhe tjetri djali i një polici u vunë në pranga.

k.m.
“E goditën 25 herë me thikë dhe e pështynë
Thomas Luciani

ITALI- Një 17-vjeçar shqiptar, Thomas Luciani u vra me thikë mbrëmjen e 23 qershorit në Itali. Jeta e tij u pre në mes nga 25 plagët me thikë që i shkaktuan dy bashkëmoshatarë që kanë përfunduar në pranga. Sipas mediave italiane, dy autorët e mitur vijnë nga familje të mira, njëri djali i një avokati, dhe tjetri djali i një polici u vunë në pranga.

Ata e sulmuan Thomasin edhe kur ai po vdiste, duke pështyrë mbi të dhe duke i fikur një cigare në fytyrë. Pas kësaj dy autorët shkuan në plazh ku u takuan me miqtë e tyre, dhe u lanë në det. Një prej djemve që ishte me dy të arrestuarit kur është marrë në pyetje ka deklaruar: Unë nuk reagova. Thomasi po bënte zhurma gati vdekjeje dhe i thanë të mbyllte gojën… Unë u trondita, nuk dija çfarë të bëja, doja t’i ndaloja ata, por nuk e dija se si, ndërsa ata po e godisnin. Pavarësisht asaj që ndodhi, ne shkuam në breg të detit për të notuar. Aty njëri nga dy vrasësit “hodhi thikën që kishte mbështjellë me një çorape të lyer me gjak, duke e lënë pas shkëmbinjve.

Thomas ishte i njohur nga strukturat bashkiake të Roscianos dhe sipas asaj që mësuam ai konsiderohej një fëmijë i brishtë me probleme, duke e cilësuar si një të mitur "të plagosur nga jeta".

Lidhur me vdekjen e të miturit reagoi edhe gjyshja e tij. 

"E drejta do zbulohet herët ose vonë. Shpresoj! Nuk mund të vrasësh një fëmijë të tillë. Ai ishte i dobët, shumë i vogël. Ai ishte tre vjeç e gjysmë kur e mora në kujdestari. Unë e rrita, isha nëna e tij,”-kështu tha gjyshja e tij, Olga./ZËRI

Poll

MOS HUMB