Aktualitet

“E kapa duke bërë video nudo”, vjehrra dhe nusja përballen live: Kush janë dashnorët e mi?

Vjehrra akuzoi nusen për lidhje jashtëmartesore, e madje tha se bënte video nudo teksa ndodhej në shtëpi

E.K
“E kapa duke bërë video nudo”, vjehrra dhe nusja
Asqeri Mandri dhe mamaja e tij

TIRANË- Vjehrra e 32-vjeçares që mbahej e izoluar në banesën e saj në zonën e Kodër Kamzës, ka tërhequr akuzat ndaj nuses së saj, e cila pas arrestimit të të birit, pretendoi se e reja e kishte tradhtuar Asqeri Mandrin. Nëna e Asqeriut u shpreh se i bëri deklaratat pasi i iku truri kur i shkoi policia në shtëpi.

“Unë nuk kam asgjë, burri ka dhënë urdhër që të mos dal nga dera pa ardhur unë nga Greqia. Për fjalët që i kam thënë, i kërkoj falje. Kurrkush nuk i ka bërë asgjë grave”, tha vjehrra.

Pjesë nga biseda:

Nusja: Kush janë dashnorët e mi?

Vjehrra: Kur mu mbush shtëpia me polic, në iku truri. Derën e mbante hapur, nuk jemi zënë asnjëherë për diçka. I kërkoj falje 100 herë, vjehrri ka thënë pa ardhur unë nga Greqia nuk do të dalësh nga ajo derë.

Nusja: Unë në atë derë nuk rri më

Vjehrra: Mos u largo, nuk jam unë dakord, as burri

Nusja: Edhe pas faljes së saj nuk mund t’i harroj dot, nuk kaloj dot në lagje.

Pak ditë më parë Asqeri Mandri u vu në prangat e policisë, pasi dyshohet se dhunonte bashkëshorten e tij, ndërkohë që e mbante nën monitorim me kamera sigurie. Pas arrestimit, vjehrra hodhi akuza të shumta në drejtim të nuses së saj, të cilën e akuzoi se kishte lidhje jashtëmartesore.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB