Aktualitet

"E kishim lokalizuar!" Braho për arrestimin e Ermal Beqirit: Ishim në kontakt me Francën, kemi kërkuar sekuestrimin e pasurive

Pas prezantimit të të dhënave, kreu i SPAK, Klodian Braho komentoi edhe mbi çështje të tjera, duke iu përgjigjur interesit të medias, kryesisht lidhur me arrestimin e biznesmenit Ermal Beqiri në Francë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Prokuroria e Posaçme për dosjen “AKSHI”.

zh.ll
"E kishim lokalizuar!" Braho për arrestimin e Ermal Beqirit:
klodian braho-ermal beqiri

TIRANË- Kreu i SPAK, Klodian Braho zhvilloi takimin e parë me gazetarët, ku po bën një bilanc të punës së institucionit që ai drejton, nga 1 janari deri më 15 korrik 2026.

Pas prezantimit të të dhënave, kreu i SPAK, Klodian Braho komentoi edhe mbi çështje të tjera, duke iu përgjigjur interesit të medias, kryesisht lidhur me arrestimin e biznesmenit Ermal Beqiri në Francë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Prokuroria e Posaçme për dosjen “AKSHI”.

Braho deklaroi se arrestimi i biznesmenit Ermal Beqiri në Francë nuk ishte një veprim i rastësishëm, por rezultat i bashkëpunimit disa javor mes Prokurorisë së Posaçme dhe autoriteteve franceze. Ai sqaroi se SPAK kishte informacion për vendndodhjen e biznesmenit dhe se para arrestimit kishte nisur letërporositë pranë autoriteteve franceze edhe për veprime të tjerë hetimore që do të zbulohen në vijim.

Braho theksoi se SPAK ka kërkuar më herët sekuestrimin e pasurive të biznesmenit, ndërsa tha se Beqiri nuk disponon vetëm avionë, por dhe pasuri të tjera.

“Prokuroria, në çdo rast, sapo merr urdhrin e gjykatës, e dërgon për ekzekutim pranë organit që ka detyrën përkatëse. Në këtë moment është bërë shpallja në kërkim ndërkombëtar dhe personi që ju përmendni është njëri prej tyre. Nuk ka qenë një veprim i rastësishëm. Prokuroria ka qenë prej javësh në kontakt me autoritetet franceze, ka ndarë informacion me francezët, jo vetëm për kapjen e tij, por edhe për veprimet e tij. Për veprime të tjera do t’ju bëjmë me dije në vijim. Prokuroria e ka ditur se ku ai ndodhej dhe ka dërguar letërporosi para se ai të arrestohej. Ne kishim kërkuar me herët nga Franca sekuestrimin e pasurive të Ermal Beqirit. Nuk ka vetëm avionë atje ka edhe pasuri të tjera”, theksoi kreu i SPAK.

44-vjeçari Ermal Beiqiri, shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare në kuadër të hetimeve për skandalin e tenderave të AKSHI-t, u arrestua mbrëmjen e 28 korrikut, në Francë. Beqiri u prangos fillimisht nga forcat ajrore franceze, pasi u konstatua duke pilotuar një avion të vogël mbi centralin bërthamor në Penly në Seine-Maritime. Më pas nga verifikimet rezultoi se bëhej fjalë për sipërmarrësin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare./ZËRI

Poll

MOS HUMB