Aktualitet

E pa se po e ndiqte Policia...i riu hedh armë mbi tarracën e një lokali, por s'shpëton dot

I riu tentoi t'i shpëtonte Policisë, por nuk ia doli!

k.m.
E pa se po e ndiqte Policia...i riu hedh armë mbi tarracën e një
Arma e 23-vjeçarit

MAT- Policia e Matit ka arrestuar një 23-vjeçar, i cili lëvizte i armatosur dhe për të shmangur kontrollin e uniformave blu hodhi armën nga automjeti në tarracën e një lokali.

NJOFTIMI I PLOTË:

Mat/Qarkullonte i armatosur me armë zjarri, dhe për të shmangur kontrollin e policisë, hodhi armën nga automjeti në taracën e një lokali, falë veprimeve të shpejta të policisë, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit pistoletë, municion luftarak, fitil zjarrpërcjellës dhe një kapsollë detonator. Në vijim të kontrolleve të përcaktuara në planin operacional "Sundimi i Ligjit", për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri me vete, bazuar dhe në inteligjencën informative, shërbimet e Policisë kanë marrë informacion se drejtuesi i një automjeti lëvizte i armatosur, kanë ngritur pika kontrolli për lokalizimin e mjetit.

Drejtuesi i mjetit kur ka konstatuar pikën e kontrollit, ka hedhur pistoletën nga automjeti i tij, në taracën e një lokali dhe ka mundur të largohet. Shërbimet e Policisë falë veprimeve të shpejta profesionale kanë bërë të mundur identifikimin, lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar shtetasi A.M., 23 vjeç, banues në Burrel. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë, municion luftarak, fitil zjarrpërcjellës, një kapsollë detonator dhe automjeti tip "Benz", me të cilin lëvizte 23-vjeçari. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjyjatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB