Aktualitet

E para për 2026-ën! Adriatik Lapajt proteston para Kryeministrisë, Policia publikon planin e masave

Sipas njoftimit zyrtar, nga ora 11:00 e paradites deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokime të pjesshme të qarkullimit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

l.k
E para për 2026-ën! Adriatik Lapajt proteston para
Adriaktik Lapaj

TIRANË- Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, do të zhvillojë ditën e sotme, në orën 12:00, protestën e parë për këtë vit përpara Kryeministrisë.

Në lidhje me tubimin, Policia e Tiranës ka bërë publike masat e ndërmarra për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe për mbarëvajtjen e protestës. Sipas njoftimit zyrtar, nga ora 11:00 e paradites deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokime të pjesshme të qarkullimit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, konkretisht në segmentin rrugor nga Ura e Dajtit deri te kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali”. Policia bën me dije se, në varësi të ecurisë së protestës dhe numrit të pjesëmarrësve, mund të ketë kufizime të përkohshme të qarkullimit edhe në akse të tjera rrugore në zonën përreth.

Njoftimi i Policisë:

Në bazë dhe në zbatim të ligjit “Për tubimet”, Policia e Tiranës ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për garantimin e rendit publik dhe mbarëvajtjen e tubimit që do të zhvillohet ditën e sotme, në orën 12:00. Në këtë kuadër, do të ketë kufizime të lëvizjes, Konkretisht: -nga ora 11:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokime të pjesshme të qarkullimit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në segmentin nga Ura e Dajtit deri te kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali”.

Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore. Policia e Tiranës apelon qytetarët të shmangin lëvizjen me automjete në akset që do të bllokohen dhe të përdorin rrugë alternative, me qëllim shmangien e pengesave në qarkullim dhe garantimin e lëvizjes së lirë të pjesëmarrësve në tubim./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB