Aktualitet

E pazakontë! Policia gjermane ndalon shqiptarin, shokohen nga gomat e kamionit

Doganierët më pas informuan anëtarët e stacionit të policisë rrugore në Reichenbach.

f.t
E pazakontë! Policia gjermane ndalon shqiptarin, shokohen nga gomat e
FOTO ILUSTRUESE

GJERMANI-Një ndalesë e pazakontë i është bërë një shqiptari në Gjermani. Shkelja në kë rast nuk kishte të bënte me një precedentë kriminale por shkak i ndalesës u bënë gomat e automjetit.

Autoritetet doganore në Plauen të Gjermanisë ndaluan një kamion me targa shqiptare në një parking. Sipas informacioneve, në kamion janë zbuluar defekte të theksuara teknike. Doganierët më pas informuan anëtarët e stacionit të policisë rrugore në Reichenbach, raportojnë mediat vendase.

Pasi kanë mbërritur në automjet, efektivët e policisë kanë vërejtur katër goma shumë të konsumuara, në të cilat tashmë shihej rrjeta e telit. Shoferit të kamionit iu ndalua të vazhdonte udhëtimin e tij derisa të riparoheshin defektet./ZËRI

Poll

MOS HUMB