
TIRANË – Një krim i rëndë brenda familjes ka tronditur kryeqytetin gjatë ditës së sotme. Vehap Cami, 63 vjeç ekzekutoi të vëllanë, Lulzim Cami, 68 vjeç dhe më pas është vetëvrarë.
Vehap Cami 63 vjeç ka shkuar në banesën e vëllait të tij për të pirë kafen e mëngjesit. Kafja i është shërbyer nga nusja e djalit të Lulzimit. Në momentin që ata kanë qenë së bashku me njëri-tjetrin, autori ka qëlluar në drejtim të vëllait, duke e lënë të vdekur. Më pas, autori ka vrarë dhe veten.
Po ashtu, mësohet se autori Vehap Cami ka pasur edhe ditëlindjen një ditë përpara se të kryente vrasjen. Ngjarja e rëndë u shënua në zonën e Freskut në Tiranë. Vehap Cami 63 vjeç vrau të vëllanë Lulzim Cami, 68 vjeç. Shkak dyshohet të jenë bërë konfliktet për pronat në Bulqizë, vendi i origjinës së vëllezërve./ZËRI/