Aktualitet

E rëndë! I kapi duke gërmuar në tokën e tij, punonjësit e "Gjikuria" dhunojnë qytetarin (FOTOT)

Siç duket edhe nga pamjet, banori i zonës Petrit Gjoni është goditur në kokë dhe është mbuluar i gjithi në gjak vetëm sepse kundërshtoi punimet.

k.m.
E rëndë! I kapi duke gërmuar në tokën e tij,
Petrit Gjoni

VLORË- Një banor nga fshati Dukat i Vlorës është dhunuar nga punonjësit e firmës "Gjikuria"...vetëm sepse u ankua që po punonin në tokën e tij. Siç duket edhe nga pamjet, banori i zonës Petrit Gjoni është goditur në kokë dhe është mbuluar i gjithi në gjak vetëm sepse kundërshtoi punimet.

E rëndë! I kapi duke gërmuar në tokën e tij,
Petrit Gjoni
E rëndë! I kapi duke gërmuar në tokën e tij,
Petrit Gjoni

Por si ka ndodhur përplasja?

Petrit Gjoni, banor i Dukatit Fshat ka vënë re punonjësit e firmës që po gërmonin në tokën e tij që të vendosnin tubat e ujësjellësit dhe ka shkuar që të konfrontohet me ta. Por nuk ka marrë asnjë sqarim, por dhunë fizike. 

E rëndë! I kapi duke gërmuar në tokën e tij,

Aktualisht, raportohet se Gjoni është dërguar në spital ku po merr mjekimin e nevojshëm, ndërsa policia e Vlorës ende nuk ka bërë asnjë reagim për ngjarjen./ZËRI

Poll

MOS HUMB