Aktualitet

E rëndë në Fier! Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, humb jetën i moshuari

90-vjeçari ka ndërruar jetë pasi është asfiksuar nga zjarri që kishte ndezur për të djegur disa mbeturina në tokën në pronësi të tij.

f.t
E rëndë në Fier! Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat,
FOTO ILUSTRUESE

FIER- Një i moshuar ka ndërruar jetë në Fier, në fshatin Peshtan Bregas. 90-vjeçari ka ndërruar jetë pasi është asfiksuar nga zjarri që kishte ndezur për të djegur disa mbeturina në tokën në pronësi të tij.

Njoftimi i policisë:

Në fshatin Peshtan Bregas, shtetasi N. C., rreth 90 vjeç, në tokën në pronësi të tij, kishte ndezur zjarr për të djegur mbeturinat.

Më pas në tentativë për të shuar flakët, të cilat u përhapën si pasojë e erës së fortë, shtetasi N. C., dyshohet të jetë asfiksuar e për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Poll

MOS HUMB