Aktualitet

E rëndë në Kamëz, bie nga kati i dytë i banesës, vdes 8-vjeçari

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme (23 korrik), rreth orës 22:30 në zonën e Bathores

E.K
E rëndë në Kamëz, bie nga kati i dytë i banesës,
Foto ilustruese

TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Bathores në Kamëz, ku një fëmijë 8-vjeçar ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga kati i dytë i banesës së tij. Policia njofton se i mituri ka rënë aksidentalisht nga lartësia e katit të dytë të banesës.

Ai është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, por si pasojë e dëmtimeve të marra, i mituri ka ndërruar jetë në spital.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Më datë 23.07.2024, rreth orës 22:30, në Bathore, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e katit të dytë e banesës, një i mitur i moshës 8 vjeç, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Si pasojë e dëmtimeve të marra i mituri ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Poll

MOS HUMB