
SHËNGJIN- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Shëngjin, ku një punëtor ndërtimi ka rënë nga lartësia e pallatit dhe për pasojë ka humbur jetën. Aksidenti në punë ka ndodhur në një pallat që është në ndërtim e sipër, ndërsa viktima është 28-vjeçari Emiliano Frroku.
I riu ka rënë nga kati i 9 i objektit që po ndërtohet dhe si pasojë e plagëve të marra nuk ka mundur që të mbijetojë.
Forcat e policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur veprimet hetimore lidhur me rastin.
'Rreth orës 7:30, dyshohet se gjatë punës, ka rënë aksidentalisht nga lartësia e një pallati, shtetasi E. F., i cili si pasojë ka humbur jetën në spital. Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.'- njofton policia.