
SHKODËR- Artur Qokaj, 24-vjeç, është vënë në prangat e policisë së Shkodrës, pasi ka dhunuar fizikisht, dhe më pas ka tentuar që të abuzojë seksualisht me motrën e tij, më të vogël.
“Në zbatim të planit të masave, të hartuar në kuadër të megaoperacionit mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Shkodër kapën dhe vunë në pranga shtetasi 24 vjeç, Artur Qokaj, pasi ka dhunuar motrën e tij, dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë, me të.”, thuhet në njoftimin e policisë së Shkodrës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme. /ZËRI