Aktualitet

E rëndë në Tiranë, gjenden të vdekura 2 të reja nga Ukraina, çfarë dyshohet

Dy shtetaset ukrainase dyshohet se kanë vdekur nga mbidoza

E.K
E rëndë në Tiranë, gjenden të vdekura 2 të reja
Foto ilustruese

TIRANË- Dy vajza të reja nga Ukraina janë gjetur të vdekura në kryeqytet, në zonën që njihet si ‘Selvija’. Burime bëjnë me dije se vdekja e tyre ka ardhur si pasojë e mbidozës së ilaçeve, si dhe përdorimi i lëndëve narkotike. 

Në afërsi të trupave të tyre janë gjetur disa medikamente, përfshirë Xanax, ndërsa qëndroni me qera në një banesë private. 

Dy viktimat janë Antonina Kozachenko dhe Anastasia Lopukhova. Burimet tregojnë se ato janë gjetur të vdekura nga shoqja e dhomës së tyre.

Njoftohet se është ngritur grupi hetimor së bashku me ekspertë të ADN-së dhe Ekspertimeve Biologjike pranë Institutit të Policisë Shkencore të cilët ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 10.05.2024, rreth orës 13:35, në Rrugën e Dibrës, në banesë, janë gjetur nga shoqja e tyre e dhomës, pa shenja jete shtetaset ukrainase A. K., 25 vjeçe dhe A. L., 40 vjeçe.

Paraprakisht dyshohet se dy shtetaset kanë humbur jetën për shkak se kanë konsumuar mbidozë ilaçesh me përmbajtje lëndësh narkotike.

Është ngritur grupi hetimor së bashku me ekspertë të ADN-së dhe Ekspertimeve Biologjike pranë Institutit të Policisë Shkencore të cilët ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB