Aktualitet

E rëndë në Tiranë, plagosen dy të rinj gjatë natës, autori ia mbath

Autori, identiteti i të cilit nuk dihet ende, ka arritur që të largohet nga vendi i ngjarjes

E.K
E rëndë në Tiranë, plagosen dy të rinj gjatë
Foto ilustruese

TIRANË- Dy të rinj kanë mbetur të plagosur pas një sherri me thika, që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Kasharit në Tiranë. Dy të rinjtë e plagosur janë 18 dhe 19-vjeç, ndërkohë që autori ka mundur që të largohet nga vendi i ngjarjes. Policia nuk bën me dije nëse personat e plagosur janë jashtë rrezikut, apo në gjendje kritike për jetën.

Njoftimi i policisë

Më datë 19.09.2024, rreth orës 22:50, përballë një pastiçerie në bulevardin e Kasharit, në Unazë të Re, gjatë një konflikti për motive të dobëta janë plagosur dyshohet me mjete prerëse shtetasit E. D., 18 vjeç, dhe E. M., rreth 20 vjeç.

Dy të dëmtuarit janë dërguar në spital dhe ndodhen në kujdesin e mjekëve, ndërsa vijon puna nga shërbimet e Policisë për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të saj.

Poll

MOS HUMB