Aktualitet

U raportuan si të zhdukur nga familjarët, 3 vlonjatët ishin arrestuar nga policia

Në gjetjen e tyre është angazhuar dhe Forca Kombëtare e Sigurisë

E.K
U raportuan si të zhdukur nga familjarët, 3 vlonjatët ishin
Foto ilustruese

VLORË- Një ngjarje e rëndë u raportua nga qyteti i Vlorës, ku mbrëmjën e djeshme kishin humbur kontaktet me familjarët 3 persona.

Ishin familjarët ata që kishin bërë denoncimin në polici, pasi kishin humbur kontaktet me të afërmit e tyre. 

Mirëpo ngjarja është zbardhur shpejt, për shkak se personat e shpallur të humbur nga familjarët, mes tyre dhe dy vëllezër, në fakt ishin vënë në pranga nga Forcat Operacionale.

Vëllezërit Ledian dhe Florjan Muho, si edhe shtetasi Landi Kalemaj, u arrestuan pasi ndaj tyre ishte lëshuar një masë sigurie e arrestit me burg nga Gjykata e Bolonjës në Itali.

Ata dyshohet se kanë qenë pjesë e një grupi ndërkombëtar të trafikut të drogës, ndërsa operacioni dhe hetimet janë ndërmarrë nga policia italiane.

Operacioni u shtri dhe në Gjermani, ku në total në të treja shtetet janë vënë në pranga 13 persona.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB