
ITALI- E rrahur dhe e mbyllur në garazhin, kjo ishte historia e një gruaje shqiptare të dhunuar nga i shoqi. Por ajo arriti që të lirohej dhe të tregonte gjithë makthin e përjetuar në Policinë italiane. Pas denoncimit, Policia gjeti dhe vendosi në pranga, bashkëshortin e saj, një shqiptar 35-vjeçar.
Sipas mediave italiane, gjithçka ndodh mes pasdites së së shtunës dhe agimit të së dielës, kur gruaja arriti të arratisej nga "burgu" i saj.
Sipas asaj që mësohet, gruaja ka pësuar dhunë dhe kërcënime me jetë nga bashkëshorti i saj edhe në prani të djalit të saj 9-vjeçar. Burri e mori me zor në një vilë të pabanuar në komunën e Maddalonit, më pas e rrahu dhe e mbylli në garazh.
Karabinierët e kompanisë Maddaloni e gjurmuan 35-vjeçarin në një shtëpi në qytetin e provincës së Caserta-s, ku ai ishte fshehur për t'i shpëtuar kapjes. Ai u ndalua dhe u dërgua në ambientet e paraburgimit, ku do të duhet të përgjigjet për abuzim në familje, rrahje dhe rrëmbime./Zëri.ai