Aktualitet

E zhdukur prej 9 janarit, gjendet e mbytur shqiptarja në Itali

Sipas mediave italiane, ekspertët ligjor nuk kanë gjetur shenja dhune në trupin e saj.

I.F
E zhdukur prej 9 janarit, gjendet e mbytur shqiptarja në Itali
Viktima

ROMË- 62-vjeçarja shqiptare, Suzana Koçibelli, e cila u zhduk në Itali më 9 janar, është gjetur e vdekur. Sipas mediave italiane, trupi i saj u gjet në ujërat e lumit Tiber në veri të Romës. Viktima u gjet nga autoritetet që ishin duke punuar në një hidrocentral të kësaj zone. Sipas mediave italiane, ekspertët ligjor nuk kanë gjetur shenja dhune në trupin e saj.

Autoritetet bëjnë me dije se vdekja e saj ka ndodhur disa orë pasi u largua nga shtëpia, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /ZËRI

Poll

MOS HUMB