SHKODËR- Pëllumb Pilinçi ka vizituar fshatin turistik të Thethit pas shembjeve masive të kryera përgjatë ditëve të fundit pas urdhrave të kryeministrit Edi Rama. Në mes të rrënojave, në Theth Pilinçi "nisi" dhe një mesazh për kryeministrin Edi Rama. Madje për këtë të fundit kishte dhe një paralajmërim se do ta largonte nga pushteti. Sipas tij, në vend do të krijohet një qeveri e re.
"Si jeni? Jeni vendas, si e keni emrin? Ju ka prishur gjë? Unë kam ardhur ju që ju kanë prishur...qeveria që sot është në fuqi e ka me ditë. Për arsye se ju ka prishur me një vend që se kush i ka pasuritë e tij, gjysh-stërgjysh, ju nuk jeni të ardhur këtu. Unë shoh shumë prishje që edhe kryeministri i Shqipërisë, një sharlantan ju ka ardhur para disa kohe dhe ju ka thënë që çdo gjë e keni bërë mirë. Kurse në të kundërtën ua ka shkatërruar. Një fshat i mrekullueshëm janë vëllezër. Por regjimi komunist ka arritur që të ndajë burrin nga gruaja, shokun nga shoku, djalin nga vëllai. Qëllimisht që t'i shkatërrojë. Me çfarë shoh unë këtu, unë serbin e kam armik shekullor, por as serbi nuk do e kishte bërë këtë.
Edi Rama të kam thënë përpara dy ditëve, do të të tërheq zvarrë deri te Skëndërbeu.
Kam ardhur për ju që ju kanë prishur ndërtesat. Qeveria që është sot e ka me ditë për arsye se ka prishur me një vend që të gjithë këtu i ka pasuri të tij, të gjyshërve e stërgjyshërve. Ju nuk jeni të ardhur këtu. Unë këtu shoh shumë prishje që në të kundërt kryeministri i Shqipërisë, një sharlatan, ju ka ardhur përpara disa kohëve dhe ju ka thënë që e keni bërë shumë mirë. E në të kundër jua ka shkatërruar.
Një fshat i mrekullueshëm. Janë vëllezër, por regjimi komunist ka arritur të ndajë burrin nga gruaja, shokun nga shoku, djalin nga vëllai, qëllimisht që t’i shkatërrojnë. Me çfarë shoh unë këtu, unë serbin e kam armik shekullor, por as serbi nuk do ta kishte bërë këtë.
Ne do të bëjmë qeverinë. Do të Habiteni sesi do ta bëjmë ne këtë vend. Do të bëhet qeveria këtë muaj ose mesi i muajit tjetër,”- ka thënë ndër të tjera Pëllumb Pilinçi./ZËRI