
KURBIN- Florinda Zvagu, një efektive e Komisariatit të Policisë në Kurbin ka përplasur me makinë një këmbësor këtë mbrëmje. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Laç-Milot, në autostradë. 51-vjeçari po kalonte rrugën në momentin që një efektivja e policisë, e cilandodhej jashtë orarit të shërbimit, e ka përplasur me makinën e saj. 51-vjeçari, banues në Kurbin, ndërroi jetë në spitalin e Traumës. Zvangu u vu në pranga pas ngjarjes.
Njoftimi:
Shtetasja F. Z., (Florinda Zvangu), 43 vjeçe, punonjëse policie, jashtë orarit të punës, duke drejtuar automjetin e saj, ka aksidentuar shtetasin V. H. 51 vjeç, banues në Kurbin, (këmbësor), i cili u transportua në Spitalin e Traumës Tiranë për asistencë mjekësore më të specializuar, por ka humbur jetën në spital.