Aktualitet

Eglant Koçi hyri dhe nuk doli më nga aty, kjo është strofka e "Mand Dhelprës": kamera e shqyer dhe me njolla gjaku

Pikërisht në atë lokal, ku mbrëmjen e 4 qershorit, 34-vjeçari Eglant Koçi hyri dhe nuk doli më nga aty. 

zh.ll
Eglant Koçi hyri dhe nuk doli më nga aty, kjo është
foto ilustrim: shakaj-koci (ambiete e lokalit)

TIRANË- Kamera me shenja e njolla gjaku, gjurmë këmbësh nëpër mure, sende të pa lëvizuara mbi tavolina dhe dyer të kyçuara, kjo është pamja që ka mbetur nga lokali i Armand Shakajt. Pikërisht në atë lokal, ku mbrëmjen e 4 qershorit, 34-vjeçari Eglant Koçi hyri dhe nuk doli më nga aty. 

Siç duket në pamjet e siguruara nga VoxNews, në ambientet e lokalit ka mbetur çdo gjë e paprekur dhe pa këmbë njeriu. Ngjitur me lokalin është edhe një derë, e cila të çon në katin e dytë, me vetratë të rrethuar xhami, ku zhvillojnë aktivitet edhe biznese të tjera, çka e bën edhe më të dyshimtë dinamikën për momentet kritike të ngjarjes.

34-vjeçari shkonte shpesh në lokalin e shokut të tij, Armand Shakaj i njohur si 'Mand Dhelpra'. Njëjtë siç bëri edhe mbrëmjen e 4 qershorit, kur i thirr nga miku i tij 41-vjeçar, por këtë herë nuk u pa më të dilte nga ato ambiente, ndërsa policia po analizojnë çdo detaj të gjetur në vendngjarje për të rindërtuar lëvizjet e tij.

Që prej 4 qershorit, Eglant Koçi rezulton i zhdukur, ndërsa Armand Shakaj, ka marrë arratinë dhe nuk dihet se ku fshihet. Ndonëse policia ka siguruar pamje që tregojnë lidhjet e tij të drejtpërdrejtë me zhduljen e Koçit, ende nuk është rënë në gjurmët e tij. Po ashtu, asnjë gjurmë as nga 34-vjeçari, i cili dyshohet se është marrë peng dhe vrarë nga miku i tij, i shpallur në kërkim.

Poll

MOS HUMB