Aktualitet

EKSKLUZIVE/ Florian Sulejmani, drejtori i ri i AMP

Prezantimi i tij me strukturën që do të drejtojë do të bëhet sot në orën 16:00. 

Redaksia Zëri
EKSKLUZIVE/ Florian Sulejmani, drejtori i ri i AMP
Florian Sulejmani

TIRANË- Florian Sulejmani është drejtori i ri i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore. Lajmi për emërimin e ri është mësuar ekskluzivisht nga ZËRI. Burime të ZËRI bëjnë me dije Sulejmani është emri i ri që ka zgjedhur kryeministri Edi Rama për të zëvendësuar paraardhësin e tij, Ardi Veliu.

Prezantimi i tij me strukturën që do të drejtojë do të bëhet sot në orën 16:00. 

Dje, në një intervistë të dhënë për emisionin 'Opinion', ministri i Brendshëm, Taulant Balla caktoi edhe detyrën e tij të parë në krye 'hetuesëve' të Policisë së Shtetit. Marrë shkasë nga emrat e zyrtarëve të Policisë që kanë dalë si bashkëpunëtorë të krimit duke komunikuar me ta në rrjetet "Sky ECC" dhe "Encro Chat", Balla tha se të gjithë punonjësit e policisë shqiptare do duhet të plotësojnë një formular ku të deklarojnë nëse kanë pasur një pajisje të tillë. Procesin do ta vëzhgojë vetë AMP dhe drejtuesi i ri i saj. 

“Prej ditës së hënë me marrjen e detyrës nga drejtuesi i ri i AMP-së, një prej formularëve të pastërtisë së figurës që duhet të plotësojnë të gjithë punonjësit e policisë ku deklarojnë nëse kanë pasur thjesht dhe vetëm akses ose kanë zotëruar një telefon të tillë. Nuk besoj që një punonjësi policie i duhej të kishte një qasje ose të zotëronte…,”- tha Balla.

Ndër të tjera Balla u pyet edhe për largimin e Ardi Veliut nga detyra që kishte në krye të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore ku ministri u shpreh se synon që të krijojë një Agjenci të Mbikqyrjes Policore e cila të ketë edhe besueshmërinë edhe bashkëveprimin me agjencitë e tjera ligjzbatuese si SHISH dhe SPAK.

Taulant Balla: Mandati im në krye të ministrisë së Brendshme lidhet tërësisht dhe jetësisht me procesin e vetëpastimit të policisë. Vetëpastrimi i policisë është një domosdoshmëri. Cleverly pasuesi i Braverman ka të njëjtën sfidë. Sa i përket Ardi Veliut ai ka dhënë dorëheqjen. Kemi punuar bashkë për rreth tre muaj. Rezultatet ishin të mira, por mund ta them që qasja ime si ministër i Brendshëm është që drejtori i AMP duhet të jetë civil nuk duhet të jetë ish-punonjës policie. Duke qenë se ke ikur nuk është se ke shkelur ligjin, por qasja duhet të jetë një qasje që ta mbajë larg policisë, por edhe ta kontrollojë. Kemi bërë një proces shumë të hapur ku mes tyre ka disa që e plotësojnë kriteret. Policët bashkëpunojnë me krimin? Po mos ishte ky problem unë nuk do ta vija prioritet vetëpastrimin e policisë dhe lidhjen e tyre me persona me rekorde kriminale. Dhe prandaj do duhet të vendosim një standart të ri dhe prandaj do të krijojmë një Agjenci të Mbikqyrjes Policore e cila të ketë edhe besueshmërinë edhe bashkëveprimin me agjencitë e tjera ligjzbatuese ku bashkëveprimi me SHISH do të ngrihet në një nivel tjetër dhe bashkëveprimi me SPAK do të ngrihet në një nivel tjetër.

Por kush është Florian Sulejmani?

Struktura e AMP-së nuk është e re për Florian Sulejmanin. Më herët, ai ka mbajtur postin e drejtorit të Drejtorisë së Verifikimit të Pastërtisë së Figurës dhe Monitorimit të Brendshëm. Por u largua nga detyra duke dhënë dorëheqjen. Gjatë kohës së Vettingut në Polici, iu nënshtrua procesit, të cilin e kaloi me lehtësi. Vlerësimi i tij u bë në bazë të kriterit të pasurisë, kontrollit të figurës si dhe vlerësimit të aftësive profesionale. Vettingu për të u krye në të trija shtyllat, ndërkohë që sipas Komisonit të Jashtëm të Vlerësimit, nuk ka të dhëna që Sulejmani të ketë patur kontakte apo miqësi me persona të inkriminuar. Aktualisht, ka 1 vit qw ishte shef seksioni tek Drejtoria e Policisë së Shtetit./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB