Aktualitet

EKSKLUZIVE/ ZËRI zbardh emrat e të arratisurve nga Drejtoria e Policisë së Elbasanit

Nazmi Liçi dhe Ervis Peqini janë dy personat që po kërkohen nga Policia e Elbasanit.

F.m
EKSKLUZIVE/ ZËRI zbardh emrat e të arratisurve nga Drejtoria e
Foto Ilustruese

ELBASAN- ZËRI ka mësuar ekskluzivisht emrat e dy personave që janë vënë në pranga mëngjesin e sotëm dhe janë arratisur nga Drejtoria e Policisë së Elbasanit. Bëhet fjalë për Ervis Peqinin dhe Nazmi Liçi, të dy persona me precedent penalë.

Nazmi Liçi është një nga personat e vënë në pranga për djegien e automjetit të Jorgo Zhidros, ngjarje e ndodhur në Elbasan në vitin 2023. Vetë Liçi, i ka treguar Jorgo Zhidros, se makinën ia kishte djegur ai me urdhër dhe financim të Ambri Sinakolit, që njihet si Ambri i Universit. Për këtë ‘punë’, Liçi është paguar 1 milion lekë nga Sinakoli.

Në vitin 2021, Nazmi Liçi është vënë në pranga dhe për një sërë vjedhjesh që kishte kryer në Ksamil dhe Sarandë.

Ndërsa Ervis Peqini është arrestuar në vitin 2015 për një plagosje me thikë. Ervis Peqini, banues në Elbasan, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur një herë më thikë, në pjesën e kurrizit, A.T., 28 vjeç, banues në Tiranë.

Nuk dihet ende se për cilën ngjarje janë vënë në pranga Liçi dhe Behari mëngjesin e sotëm. Kërkimet për riarrestimin e tyre vijojnë.

Poll

MOS HUMB