Aktualitet

Ekspertiza mjeko-ligjore konfirmon shenjat e dhunës në trupin e Elias

Shenjat e dhunës janë konstatuar në dorë dhe krah.

f.t
Ekspertiza mjeko-ligjore konfirmon shenjat e dhunës në trupin e Elias
Elia Zaharia dhe Princ Leka

TIRANË- Pas ngjarjes së pakëndshme të ndodhur në Pallatin Mbretëror, ekspertiza mjeko-ligjore konfirmoni shenjat e dhunës në trupin e Elias. Shenjat e dhunës janë konstatuar në dorë dhe krah.

Princ Leka dhe Elia Zaharia pretendojnë se janë dhunuar nga njëri-tjetri pasditen e djeshme. Leka ka shkuar në komisariat ku ka bërë denoncimin dhe ka kërkuar urdhër mbrojtje. Në komisariat ka qenë edhe babai i Elia Zaharias, Gjergj Zaharia i cili ka denoncuar po ashtu Princin për dhunë.

Princi në dëshminë e tij ka treguar se gjithçka ka ndodhur kur ka shkuar të takojë të bijën dhe në ato momente vajza e mitur ka qenë me Gjergj Zaharinë, ish-vjehrri i tij, i cili po kujdesej për mbesën, pasi Elia nuk ndodhej në banesë. Këtë takim të dy e përshkruajnë të dhunshëm, teksa Princi pretendon se është dhunuar nga Gjergj Zaharia, ndërsa ky i fundit ka thënë se është i moshuar dhe s’mund të dhunojë askënd./ZËRI

Poll

MOS HUMB