
Zjarri te ish Parku
TIRANË- Një defekt në kondicionerin e katit të 9-të është bërë shkak për zjarrin që përfshiu ditën e djeshme pallatin te ish-Nesharaku në Tiranë.
Kjo është ekspertiza paraprake e nxjerr nga autoritete pas më shumë se 24 orë nga ngjarja.
Nga hetimet paraprake tre apartamente janë djegur plotësisht dhe 13 të tjerë pjesërisht, por mbeten të pabanueshëm.
Flakët u vunë me vështirësi nën kontroll nga zjarrfikësit, pasi përhapja e flakëve ishte e shpejt për shkak të materialit të fasadës.
Përveç dëmeve të mëdha materiale, fatmirësisht nga zjarri nuk pati persona të lënduar./Zëri
Poll