Aktualitet

Ektradohet nga Greqia Laert Haxhiu, RENEA e merr në dorëzim. FOTO e fundit e tij

Ekstradimi i tij nga vendi fqinjë në Shqipëri do të kryhet gjatë ditës së sotme, por ende nuk ka një orar të bërë me dije nga Policia e Shtetit për arsye sigurie.

k.m.
Ektradohet nga Greqia Laert Haxhiu, RENEA e merr në dorëzim. FOTO e
Laert Haxhiu

TIRANË- Laert Haxhiu, një nga personazhet më të kërkuar të Policisë së Shtetit është ekstraduar sot nga Greqia. Për lëvizjen e tij nëpër Shqipëri, 3 furgona të Policisë së Shtetit kanë shkuar në Kakavijë për të pritur dhe për të sjellë në Tiranë. 

Lidhur me ekstradimin e tij ka reaguar përmes një komunikate për mediat edhe Policia e Shtetit, e cila bën me dije se Laert Haxhiu është sjellë në pikën doganore të Kakavijës në masa të larta sigurie nga policia greke dhe më pas aty është marrë në dorëzim nga forcat speciale “RENEA”.

"Ekstradimi i 32-vjeçarit është kryer pas bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës.“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi:

-Gjykata e Lushnjës, në vitin 2017, e ka dënuar me 18 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, mbetur ne tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Shtetasi Laert Haxhiu, më datë 25.09.2016, ka plagosur me armë zjarri shtetasit Xh. Sh. dhe S. Xh.;

-Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në vitin 2020, e ka denuar me burgim të perjetshëm, per veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.” – thuhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë.

iranë Haxhiun, duke i dhënë fund tashmë sagës së arratisë të një prej personazheve më të kërkuar nga Policia e Shtetit. 

Laert Haxhiu u arrestua në Greqi në maj të vitit 2023, 6 vjet pas masakrës me dy të vrarë në Lushnjë. Në shënjestër ishte Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, por të vdekur mbetën Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi. Laert Haxhiu akuzohet nga autoritetet shqiptare për 16 vepra të ndryshme penale, që përfshijnë vrasje, atentate, plagosje, grabitje e shumë të tjera, të kryera në formën e grupit kriminal.

Dosja u zbërthye pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Marjus Tafani. Laert Haxhiu u arrestua në Selanik të Greqisë dhe është në pritje të vendimit të gjykatës greke, nëse do të ekstradohet në Shqipëri. Lidhur me akuzat e ngritura ndaj tij, në prill, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e dënoi me burg përjetë. Dënim që gjithashtu e kanë marrë edhe miqtë e tij më të ngushtë, edhe bashkëpunëtorët në krimet e kryera, Orgest Bilbili dhe Anterio Kaloshi.

Por kush është Laert Haxhiu? 

I riu nga Lushnja ka qenë një nga top 5 emrat më të kërkuar të krimit shqiptar në vitet e fundit. Ngjarja që e bëri të njohur për të gjithë publikun Laert Haxhiun është masakra e Lushnjes. Laerti, asokohe vetëm 25 vjeç, ekzekutoi bashkë me shokun e tij, Orgesin, Zamir Latifin dhe Jurgen Hoxhën. Shënjestra ishte nipi i Aldo Bares, (Shkurti), Xhulio Shkurti. Më 11 shtator 2017, ata hynë me automatik në krah në një lokal në Lushnje, duke i lënë të vdekur dy të rinjtë, ndërsa shënjestra shpëtoi.

‘Spiderman-i që theu këmbën për t’i shpëtuar policisë dhe miqësia me Orges Bilbilin

Dy personazhe të njohur për autoritetet ligjzbatuese shqiptare. Të përfshirë në vrasje, plagosje, trafik droge dhe kanosje, Laert Haxhiu akuzohet për vrasjne e Gerti Lalës, një prej anëtarëve të bandës së Aldo Bares. Ngjarja ka ndodhur më 8 korrik të vitit 2010, dhe për këtë krim, Haxhiu u dënua me 32 vite burg, por gjykata e Apelit vendosi t’a lirojë për mungesë provash, dhe në vitin 2015 ai fitoi përballë drejtësisë. Por do të zgjaste shumë pak periudha e paqes për Haxhiun. Pasi doli nga burgu në fund të vitit 2014, ai u arrestua në qershor të 2015-ës pasi iu sekuestrua në makinë një sasi prej 1.2 kilogramë heroinë. Guximi i Haxhiut nuk ishte i pakët, pasi gjatë operacionit për kapjen e tij, ai tentoi të arratisej nga një mur, ku theu dhe këmbën. Pasi u kap, Haxhiu tha në Polici se mendonte se e ndiqnin njerëzit e Aldo Bares. Por sërish ai ia doli për të qenë i lirë, pasi gjykata e Durrësit, e dënoi vetëm me 17 muaj burg. Po ashtu, Orges Bilbili dhe Laert Haxhiu, janë të dyshuar edhe për atentatin ndaj nipit të Aldo Bares, Xhulio Shkurtit, ku u plagos edhe Sajmo Xhelili.

Në çdo informacion që merrej për ta, Policia e Shtetit ishte në këmbë për të kapur 2 të shumë kërkuarit. Madje në shtator të vitit 2018, Reparti RENEA dhe ai i FNSH ndërmorën një operacion për kapjen e Laert Haxhiut dhe Orges Bilbilit në fshatin Rremas në Divjakë, pasi dyshuan se fshiheshin aty. Operacioni jo vetëm që dështoi, por RENEA plagosi një të moshuar, i cili kishte dalë në dritare për të parë se çfarë po ndodhte. Nëse për Haxhiun u angazhuan dy Polici të vendeve të ndryshme për ta prangosur, por Orges Bilbili u arrestua nga rastësia në prill të vitit 2020, kur i gjithë vendi ishte në shtetrrethim prej pandemisë së koronavirusit.  Bilbili ndodhej në zonën e Xhamllikut ku po lëvizte me këmbë kur është pikasur nga polici i Shqiponjave. Bilbili i tha policit se do e qëllonte dhe i drejtoi armën. Në këtë moment, polici pasi e ndoqi me vrap dhe e paralajmëroi derisa më pas e qëlloi në këmbë duke mundësuar kapjen e tij. 

Historia e bandës së Lushnjes

Pikënisje e përplasjeve të përgjakshme mes bandave në Lushnje, ishte vrasja e Ramadan Shkurtit, vëllai i Alfred Shkurtit (Aldo Bares), deri atëherë efektiv i Forcave RENEA. Pas vrasjes së vëllait të tij, Bare, me qëllim hakmarrjen ndaj shtetasit Artur Daja, shokëve, miqve dhe të afërmve të tij, krijoi të ashtuquajturën “Bandë e Lushnjes”. Fillimisht në këtë grup u mblodhën Ilir Stergu, Afrim Hoxha, Arben Borici, Enver Boriçi, Enver Dondollaku, shokë, miq dhe të afërm të pandehurit Aldo Bare e vëllait të tij Ramadan Shkurtit, të vrarë tashmë. Aldo Bare hakmerret ndaj Artur Dajës, të cilin pasi e ekzekuton i pret kokën dhe e shkelmon atë rrugëve të qytetit të Lushnjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB