Aktualitet

“El Pais”: Spanja kërkon me ngulm ekstradimin e Amant Josifit

Gjykata e ka kërkuar që në nëntor të vitit të kaluar, pasi u kontrolluan dhjetëra call center-at në pronësi të Josifit.

k.m.
“El Pais”: Spanja kërkon me ngulm ekstradimin e Amant Josifit
Amant Josifi

SPANJË- Gazeta e njohur spanjolle “El Pais” u ka kushtuar vëmendje përpjekjeve të autoriteteve vendase për ekstradimin nga Dubai të biznesmenit shqiptar Amant Josifi. Gazetarja Rebeka Carranco thotë se një prokuror, një gjyqtar dhe një ekip policie janë duke luftuar prej gati 6 vitesh si Davidi kundër Goliathit për të çmontuar atë që ata e konsiderojnë si një rrjet global për mashtrimin e mijëra personave me investime të rreme financiare.

Objektivi është që të arrijnë ekstradimin e Amant Josifit, 35 vjeç, biznesmen i njohur shqiptar, ish-këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes, aktualisht banues në Dubai. Gjykata e ka kërkuar që në nëntor të vitit të kaluar, pasi u kontrolluan dhjetëra call center-at në pronësi të Josifit. Ata nuk gjetën asnjë gjurmë të biznesmenit dhe që nga ajo kohë ai figuron zyrtarisht si i arratisur nga drejtësia. Hetuesit e akuzojnë se ka luajtur një rol drejtues në një organizatë kriminale ndërkombëtare që, me përdorimin e inxhinierisë sociale, përfiton nga kryerja sistematike e mashtrimeve shumë të sofistikuara.

"Josifi gëzon një rëndësi politike dhe sociale në vendin e tij,"-shkruan "El Pais".

Hetimi që përfshin Josifin është një nga më të rëndësishmet e kryera në Spanjë dhe Evropë, me vende të tjera të përfshira, si Gjermania, Finlanda dhe Suedia. Nga hetimet janë zbuluar 235,000 viktima. Vetëm në Spanjë ka 17,000 të mashtruar që dyshohet se u janë marrë më shumë se 3.3 milionë euro. Hetuesit pohojnë se Josifi ka rolin kryesor në rrjet dhe për këtë arsye gjyqtari kërkon ekstradimin e tij në Spanjë.

Nga ana tjetër, biznesmeni pretendon se ka marrë me qira vetëm "call centerat" dhe është shkëputur nga çdo aktivitet kriminal. Mbrojtja e përfaqësuar nga Gonzalo Boye, insistoi që Josifi të jetë i pranishëm ndoshta edhe me videokonferencë për të dhënë fjalën e tij. Megjithatë Gjykata këmbëngul se ekziston rreziku i lartë i arratisjes dhe përsëritjes së krimit, ndaj po ngulet këmbë në ekstradimin e tij.

Kush është Amant Josifi?

Amant Josifi është është një emër i njohur për Shqipërinë. Ai është një biznesmen shqiptar, gjithashtu ka qenë edhe këshilltar i ministrit shqiptar të Mbrojtjes deri në vitin 2020. Ka qënë kreu i opozitës, Sali Berisha i cili ka denoncuar se ai po mbrohet nga Edi Rama dhe Olsi Rama.

Media spanjolle “El Pais”, e konsideronte Josifin, ‘kokën’ e mashtrimeve në bursa, si dhe garancinë e paprekshmërisë për Milton Group. Deri në vitin 2017, Amant Josifi rezulton aksioner në kompanisë “Pegasus Communication” bashkë me vëllain e vogël të kryeministrit Edi Rama, Olsi Ramën.

Operacioni i madh ndërkombëtar i emërtuar “FRIDA-REFOX” u zhvillua në datat 8 dhe 9 nëntor në vendin tonë dhe zbuloi se prej e skemës së mashtrimit kanë rënë 200,000 viktima në Evropë, shumica prej tyre në Gjermani, Itali dhe Spanjë. Policia spanjolle përgjoi 3 milionë emaile që u mundësuan hetuesve të identifikonin dhe lidhnin më shumë se 470 faqe interneti të mbështetura nga qendrat e call-center. Në pranga u bë me dije se u vu vetëm Berlando Saraçaj nga Vlora./ZËRI

Poll

MOS HUMB