Aktualitet

Sekuestrohen 450 mijë € pasuri në Elbasan, pronë e dy të dënuarve në Itali për shfrytëzim prostitucioni

Pasuritë e sekuestruara përfshijnë 1 apartament dhe 1 lokal. 

E.K
Sekuestrohen 450 mijë € pasuri në Elbasan, pronë e dy
Foto ilustruese

ELBASAN- Policia e Elbasanit ka sekuestruar këtë të shtunë pasuritë e Sajmir Alterziut dhe Edison Gashit, të dy të dënuar për prostitucion në Itali. Pasuritë e sekuestruara përfshijnë 1 apartament dhe 1 lokal. 

U sekuestruan:

•1 apartament në pronësi të Sajmir Alterziut, 49 vjeç, i ndodhur në lagjen “Dyli Haxhire”, Elbasan, pasi është i dënuar në Itali, për veprën penale “Trafikimi dhe shfrytëzimi për prostitucion”;

•1 lokal në pronësi të Edison Gashi, 42 vjeç, i ndodhur në lagjen “Kongresi”, Elbasan, është i dënuar në Itali, me 8 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi dhe shfrytëzimi për prostitucion”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Sundimi i ligjit”, vijon puna për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive të krimit. Finalizohet operacioni policor i koduar “Real Estate 2”. Sekuestrohen pasuri të paluajtshme me vlerë rreth 450 000 euro, që dyshohet se e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të 2 shtetasve të dënuar në Itali, për trafikim dhe shfrytëzim për prostitucion.

Në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit” dhe si rezultat i hetimeve pasurore të kryera nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike i DVP Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, me qëllim gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaritë kriminale, u zhvillua operacioni policor i koduar “Real Estate 2”, gjatë të cilit, në zbatim të vendimeve të Gjykatës së Elbasanit, u sekuestruan:

•1 apartament në pronësi të shtetasit S. A., 49 vjeç, i ndodhur në lagjen “Dyli Haxhire”, Elbasan, pasi ky shtetas është i dënuar në Itali, për veprën penale “Trafikimi dhe shfrytëzimi për prostitucion”;

•1 lokal në pronësi të shtetasit E. G., 42 vjeç, i ndodhur në lagjen “Kongresi”, Elbasan, pasi ky shtetas është i dënuar në Itali, me 8 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi dhe shfrytëzimi për prostitucion”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB