Aktualitet

Elbasan/ Tjetër incident në një kopsht, 5-vjeçarja përfundon në spital

Ngjarja është njoftuar sot nga Policia e Elbasanit, e cila informoi se vajza 5-vjeçare është dërguar në spital, ku edhe ka marrë ndihmën e parë mjekësore. 

k.m.
Elbasan/ Tjetër incident në një kopsht, 5-vjeçarja
Foto ilustruese

ELBASAN- Një e mitur është dërguar në spital pasi është rrëzuar në ambientet e kopshtit që ajo frekuentonte në qytetin e Elbasanit. Ngjarja është njoftuar sot nga Policia e Elbasanit, e cila informoi se vajza 5-vjeçare është dërguar në spital, ku edhe ka marrë ndihmën e parë mjekësore. 

Pasi mori mjekimin e nevojshëm, e mitura është marrë në banesë nga familjarët e saj. Megjithatë, kanë nisur hetimet për të zbardhur të plotë të gjithë dinamikën e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Në spitalin e Elbasanit është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore një 5-vjeçare, banuese në Elbasan. Nga veprimet hetimore dyshohet se 5-vjeçarja është rrëzuar aksidentalisht, në ambientet e kopshtit ku qëndron. Pasi mori mjekim në spital, vajza u largua në banesë, me familjarët e saj.

 

Poll

MOS HUMB