
ITALI- Mediat italiane kanë zbardhur identitetet e tre shqiptarëve që janë vënë në pranga pasi u kapën duke shkarkuar 40 kilogramë kokainë të pastër që sapo kishte ardhur me anije tregtare nga Ekuadori, e fshehur në një kontejner me banana. Bëhet fjalë për 49-vjeçarin Alfons Teqa, 30-vjeçarin Athanas Xhuveli dhe 36-vjeçarin Rushan Kanushi.
Të tre shqiptarët kanë udhëtuar me një makinë me qira drejt portit, aty ku ishin udhëzuar të shkarkonin drogën mes 25 dhe 26 tetorit. Por, aty janë vënë në pranga. Droga, që nëse do të dilte në treg, do të shitej për 3 milion euro, përfundoi gjithashtu në diart e autoriteteve.
Të tre, të cilët nuk thanë asnjë fjalë para prokurorit publik Daniele Rosa, mbrohen nga avokatët Antonino Gugliotta nga Messina dhe Giovanni Lanciotti nga Fermo. Dy të parët do të kishin ardhur direkt nga Shqipëria, ndërsa Kanushi ka qenë ndoshta në Itali përpara se të mbërrinte në qytet për të rikuperuar sasinë e madhe të drogës.
Droga ishte futur në një kontenier që ka dalë nga porti ekuadorian i Guayaquil, në Oqeanin Paqësor. Anija ishte Cma CGM Imagination. Kontejneri i përzgjedhur në bordin e ngarkesës me flamur maltez, i cili më pas vazhdoi udhëtimin drejt Marsejës dhe Barcelonës, nuk ishte i vetmi i analizuar, duke qenë se ushtarët e grupit të Livornos e kontrolluan atë edhe me skanerin që iu dha doganierëve. Droga, e ndarë në 36 blloqe që peshojnë pak më shumë se një kilogram secila, do të digjet në një incenerator.
Në 24 janar të vitit të kaluar u kapën 28 kilogram kokainë, më 6 mars 56, më 2 prill e njëjta sasi dhe më 3 qershor 14 kilogramë. Në total, muajt e fundit nga tregu janë hequr 366 kilogramë “pluhur i bardhë”, ndërsa më 6 mars janë sekuestruar 128 kilogramë marijuanë.