
ITALI- Një megaoperacion antidrogë i zhvilluar këtë të martë në zonat Alba dhe Bra në Itali ka çuar në pranga dhjetëra persona, mes të cilëve dhe shqiptarë. Sipas Policisë në total janë lëshuar 45 urdhërarreste, 28 të ekzekutuara ndërsa 17 persona janë shpallur në kërkim. Pjesë e grupit të madh të shpërndarësve ishin 14 italianë dhe 31 shqiptarë, mes tyre dhe gra.
Në operacion u përfshinë dhjetëra efektivë të Policisë, Karabinieri dhe Forcat Speciale. Në ndihmë të Policisë ka shkuar dhe një helikopeter për monitorim dhe ndjekje nga ajri. Operacioni thuhet se është ende në vijim dhe pritet që të shpallurit në kërkim të vihen para drejtësisë. Kokaina pasi përpunohej futej në kavanozë, pastaj pastroheshin nga gjurmët e gishtave dhe i dërgonin tek klientët.
Gjatë kontrolleve janë sekuestruar:
· 860 gram kokainë
· 415 gram marijuanë
· 8.9 kg hashash
· 12,930 euro
· 600 gram vaj kanabisi
· Pistoletë gjysmë automatike
· 22 fishekë 9X21;
· 6 fishekë të tjerë
· Një banesë e përshtatur për kultivim kanabisi
· Materiale për peshimin dhe paketimin e drogës
Disa nga shqiptarët e arrestuar gjatë mega-operacionit:
1. Serxho Avdulla, datëlindja 08.28.1999
2. Florjan Perlika, i njohur si “Marco”, datëlindja 07.13.1994
3. Mevlut Shkalla, datëlindja 06.05.1997
4. Mateo Ceka, datëlindja 29 gusht 2003
5. Alfred Gjohilani, datëlindja 10.01.1983
6. Albert Hashimi (Albert Gjonaj), datëlindja 08.30.1985
7. Emanuel Lleshi, datëlindja 03.05.1992
8. Angjelin Lokani, datëlindja 06.07.1987
9. Lorenc Dogs(i), datëlindja 07.11.2003
10. Renato Shkoza, datëlindja 16 gusht 1995
11. Klaudio Topalli, datëlindja 02.09.2003
12. Zef Gjoni, datëlindja 03.22.1982
13. Irena Gjoni, datëlindja 02.01.1990
14. Eliona Lokani, datëlindja 08.25.1997./Zëri