Aktualitet

EMRI- Armë, antiplumb e targa false në banesë, arrestohet 32-vjeçari shqiptar në Greqi

Policia greke po heton arsyet e mbajtjes së armatimit dhe dokumenteve false në banesë nga dy të dyshuarit.

I.F
EMRI- Armë, antiplumb e targa false në banesë, arrestohet
Pamje nga operacioni i Policisë

GREQI- Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet greke në zonën e Thrakomakedones, në Athinë. Gjatë kontrollit në banesën ku jetonte 32-vjeçari Kostandin Nesturi nga Saranda, dhe 29-vjeçari Aleksandros Bani nga Greqia, u gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri automatike me 9 fishekë, një jelek antiplumb, 5 fishekë të tjerë, një palë targa false, një kartë identiteti greke false, 2 vula zyrtare, 4 vula biznesi, 3.6 gram kokainë, 27 gram marihuanë, 2 peshore, 16 grirës për marihuanë dhe 2 kompjuterë laptopë.

Policia greke po heton arsyet e mbajtjes së armatimit dhe dokumenteve false në banesë nga dy të dyshuarit.

Kostandin Nesturi rezulton një person me precedentë penalë edhe në Shqipëri. Ai është arrestuar në vitin 2014 në Sarandë për vjedhjen e 360 litrave naftë nga gjeneratori i një kompanie telefonike. I riu është arrestuar sërish në Sarandë në vitin 2023 duke drejtuar një automjet tip “BMW”, që dyshohej se ishte vjedhur në Tiranë. Gjatë kontrollit në makinë, atij iu gjet një sasi lënde narkotike, marihuanë./ZËRI

Poll

MOS HUMB