Aktualitet

EMRI/ Vritet në Gjermani ish-boksieri shqiptar

Ngjarja e rëndë u regjistrua në zonën e Obernstrasse Klasingstrasse rreth orës 18:00 të së shtunës.

E.K.
EMRI/ Vritet në Gjermani ish-boksieri shqiptar
Besar Nimani

GJERMANI- Besar Nimani, 38 vjeç nga Kosova është ekzekutuar një natë më parë në Gjermani, pasi ra pre e një atentati me armë zjarri. Raportohet se Nimani, ishte një ish-boksier që jetonte prej vitesh në Gjermani. Ngjarja e rëndë u regjistrua në zonën e Obernstrasse Klasingstrasse rreth orës 18:00 të së shtunës.

Autorët e ngjarjes, të cilët dyshohet të jenë më shumë se një janë ende në arrati dhe Policia ende nuk ka rënë në gjurmët e tyre. 38-vjeçari sipas Policisë, ka humbur jetën në vendin e ngjarjes për shkak të plagëve të shumta. Autoritetet po punojnë për kapjen e autorëve./ZËRI

Poll

MOS HUMB