
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike Mylim Murrizi ka reaguar për Zëri.ai pas përmendjes së emrit të tij në aplikacionin SKY ECC nga ish-shefi i Krimeve në Komisariatin nr.6 Dedan Gjoni. Ky i fundit i kërkonte ndihmë një tjetër personi për të mbledhur vota për Murrizin. Për ZËRIN, ish-deputeti shprehet se ka mbi dy vite që nuk është takuar me Gjonin dhe se në adresë të tij nuk ka pasur intimidim të zgjedhësve.
Më tej, Murrizi shprehet se në fushatë nuk i ndan njerëzit që e mbështesin dhe kërkojnë vota për të në bazë të profesionit. Ndërkohë shton se Dedan Gjoni nuk ka qenë në asnjë takim të tij elektoral.
"E para sa kohë qe unë merem me politik dhe kerkoj vota në fushatë nuk i ndaj sipas punëve atyre që ju kerkoj votat. Për mua mund të kerkojnë vota punonjës policie, punonjës administrate, biznesmenë, mësues, gjyqtare, prokurore dhe çdo qytetar që gëzon respekt apo ka simptati për mua dhe kjo nuk është e ndaluar as ne kushtetutë as me ligj. Administrata e shtetit nuk është pronë e partisë në pushtet. E dyta, Dedan Gjoni si çdo punonjës policie nuk janë pjesë e forcave të armatosura sepse policia ka tjetër status. E treta, Dedani paska kërkuar vota për mua ne Tiranë kur me punë ka qenë në Durrës pra nuk ka asnje lidhje me intimidimin e zgjedhesve për shkak të detyres e aq më shumë që unë kam qenë kandidat kryesor në qarkun Fier sepse jam prej 33 vitesh në politikë në Lushnjë. Dedani nuk ka qenë në asnjë takim timin elektoral që të shkeli ligjin por edhe sms e paska dërguar në ora 18, pra jashtë orarit zyrtare", tha Myslim Murrizi për Zëri.ai.
Reagimi i Murrizit për Zëri:
E para sa kohe qe une merem me politik dhe kerkoj vota ne fushate nuk i ndaj sipas puneve atyre qe ju kerkoj votat. Per mua mund te kerkojne vota punonjes policie, punonjes administrate, biznesmene, mesues, gjyqtare, prokurore dhe çdo qytetar qe gezon rrespekt apo ka simptati per mua dhe kjo nuk eshte e ndaluar as ne kushtetute as me ligj. Administrata e shtetit nuk eshte prone e partise ne pushtet. E dyta Dedan Gjoni si çdo punonjes policie nuk jane pjese e forcave te armatosura sepse policia ka tjeter status. E treta Dedani paska kerkuar vota per mua ne Tirane kur me pune ka qene ne Durres pra nuk ka asnje lidhje me intimidimin e zgjedhesve per shkak te detyres e aq me shume qe une kam qene kanidat kryesor ne qarkun Fier sepse jam prej 33 vitesh ne politik ne Lushnje. Dedani nuk ka qene ne asnje takim timin elektoral qe te shkeli ligjin por edhe sms e paska derguar ne ora 18 pra jasht orarit zyrtare. Punonjes policie qe kane kerkuar vota per parti apo kanidat te ndryshem ne çdo pale zgjedhje ka 15000, sepse edhe ata kane te drejte vote. Nga patronazhistet rezulton se met rrumbullaku dhe tonin voci sipas tyre jane votues te ps dhe kane votuar per ps gjithmone dhe ky fakt eshte publik nga hakerat. Ne 2021 pothuajse e gjith policia ne Tirane kane kerkuar vota per ish ministrin Xhafa qe te kapercente heresin. Meqe nje debile gjyqtare e paska quajtur shperdorim detyre pse dedani paska kerkuar vota per mua dhe jo per ramen as ma ndjen fare. Kur te zberthehen te gjitha sms e telefonave BQ do shihni trafiqe dhe krime monstruoze dhe ordinere ku pothuajse e gjith kupola e policis por edhe nga politika e drejtesia kane patur telefona trafikantesh. U kenaqa shume qe mora vesh se paska kerkuar vota per mua se te them te drejten kam dy vjet qe nuk komunikoj me me Dedanin se kam menduar qe me ka mashtruar qe ka kerkuar vota per mua. Por e verteta vonon por del dhe kjo tregon edhe njeher qe mi paskan vjedhur votat se ne te gjithe qarkun Tirane pra Tirane, Kavaj, Vore, Kamez, Rrogozhine une dhe partia PLDSH ka mare me letra 1350 vota ose gati 1 vote per qender votimi. Une nuk i perkas politikaneve qe mbajne telefona BQ madje i kam denoncuar ne parlament sepse ka patur deputet dhe ministra me tel BQ siç ishin vete. E ftoj SPAKUN dhe karlon e çdo funderrine tjeter te medias qe te hetojne se çfare lidhje kam une me keto tel dhe me çdo pune te piste qe mund te kene bere kushdo qe ka keto tel apo qe ka qen ne fushate me mua ose ka votuar per mua. Ne 2013 rama i ftoi publikisht te gjithe felliqesirat dhe qelbesirat e ketij vendi per tu bashkuar me ps dhe mire beri. Kjo nuk do te thote se ata qe votuan ramen nuk meren me trafik perkundrazi mbi 10 trafikant i beri deputet. Tani po te jap edhe kete vd te rames ku i ben thirrje policis te votoj dhe te bej fushate per ps. Publikoje qe ta degjoj kjo gjyqtare debile qe e quan shperdorim detyre.
Erzen Breçani, ish-drejtues policie, dhe njëherësh ish-kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike, u arrestua të hënën në kuadër të goditjes së një grupi kriminal, i cili trafikonte sasi të mëdha kokaine nga vendet e Amerikës Latine, por edhe kishte kryer dhe organizuar plane për eleminimin fizik të disa personave. Në dosjen e SPAK, Breçani evidentohet në disa episode, fillimisht për lidhjen e tij familjare me Ervin Matën, motrën e të cilit e kishte nusen e djalit të tij, por edhe për shoqërinë me të fortin e Kukësit Bujar Germizi. Djali i Erzen Breçanit Eralbi Breçani dhe Ervin Mata janë në kërkim nga SPAK, por ende autoritetet nuk kanë rënë në gjurmët e tyre. Në kërkim është shpallur dhe Ismail Zeneli. Ndërkohë ditën e nesërme pritet që të dalin para gjykatës Erzen Bercani, Besmir Murati, Dedan Gjoni dhe Bujar Ajeti./Zëri.ai