
TIRANË- Olsi Dado nga kjo e enjte do të jetë prokuror i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Lajmin e ka bërë me dije Këshilli i Lartë i Prokurorisë, i cili ka bërë dhe emërimin e Dados në SPAK. Me emërimin e tij shkon në 18-të numri i prokurorëve specialë. Ndërkohë KLP bën me dije se 2 kandidaturat e tjera do të miratohen në vijim me përfundimin e procesit të kontrollit të pasurisë dhe figurës nga Komisioni i Posaçëm.
NJOFTIMI:
Këshilli i Lartë i Prokurorisë sapo emëroj në detyrë prokurorin e 18-të, zotin Ols Dado, si prokuror në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pranë SPAK. Kandidaturat e tjera do të miratohen në vijim me përfundimin e procesit të kontrollit të pasurisë dhe figurës nga Komisioni i Posaçëm./ZËRI