Aktualitet

EMRI/ U përfshi në një aksident, vdes shqiptari në Itali! La pas 2 fëmijë të mitur

40-vjeçari la pas gruan dhe 2 fëmijë të mitur, 6 dhe 11 vjeç.

E.K
EMRI/ U përfshi në një aksident, vdes shqiptari në Itali! La
Pamje nga vendi i ngjarjes

ITALI- Edmond Zero, 40 vjeç është shqiptari, i cili humbi jetën tragjikisht në Itali pas një aksidenti të rëndë rrugor. Sipas asj që raportojnë mediat italiane, shqiptari ndodhej në një furgon së bashku me një shqiptar tjetër, ende të paidentifikuar kur u përplasen me një makinë tjetër.

Për shkak të përplasjes së fortë Zero ka ndërruar jetë në vend. Pavarësisht se ekipi mjekësor mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes shpëtimi i tij, ishte i pamundur.  Policia ka nisur hetimet. 40-vjeçari la pas gruan dhe 2 fëmijë të mitur, 6 dhe 11 vjeç./ZËRI

Poll

MOS HUMB