Aktualitet

EMRI+FOTO/ Ngarkesa e rëndë i ra sipër, vdes në punë shqiptari në Itali, baba i katër fëmijëve

Ata thonë se Nazmi Morina prej 30 vitesh ishte emigrant në Itali dhe punonte për të siguruar të ardhurat për familjarët e tij. 

a.l
EMRI+FOTO/ Ngarkesa e rëndë i ra sipër, vdes në punë
Nazmi Morina

ITALI- Shqiptari nga Lubizhda e Malishevës, Nazmi Morina ka ndërruar jetë pas një aksidenti të rëndë në vendin ku ai punonte në Itali. Siç raportojnëmediat vendase, Morina ka ngecur poshtë një ngarkese që peshonte mbi një ton ndërsa po punonte në kantierin e shtëpisë së të moshuarve Orzivecchi.

Ai po përdorte një vinç të vogël, duke lëvizur materialin, kur ngarkesa u lirua papritmas dhe e dëmtoi shumë rëndë. Morina vdiq menjëherë si pasojë e plagëve të marr. 52 vjeçari, ishte i martuar dhe baba i katër fëmijëve. Lajmi u njoftua edhe nga familjarët e të ndjerit. Ata thonë se Nazmi Morina prej 30 vitesh ishte emigrant në Itali dhe punonte për të siguruar të ardhurat për familjarët e tij. 

“Lamtumire kusheriri im Nazmi! Sot, me dhimbje te thelle e mora lajmin per vdekjen e hershme te kusheririt tim Nazmi Morina, i cili vdiq ne vendin e punes ne Itali. Nazmia jetonte dhe punonte ne Itali për plot 30 vite dhe ishte një puntor i mir, prind i mir, kusheri i mir, humanitar dhe shumë bamirës! Zoti te shperblefte me xhenet Nazmi! Ngushëllime familjes dhe te gjithe atyre qe e njohen Nazmin!”, thuhet në postimin e familjarit të viktimës. 

Ngjarja e rëndë ndodhi pak pas orës 17:30 në kantierin e ndërtimit të RSA me emrin Carlo Frigerio dhe të menaxhuar nga Fondazioni Riunite Onlus Bassa Occidentale. Tragjedia ka ndodhur gjatë shkarkimit me vinç të një palete me materiale të reja./ZËRI

Poll

MOS HUMB