
Pamje nga vendi i ngjarjes
ITALI- Eduart Hoxha, 32 vjeç ka humbur jetën në një aksident të rëndë në Itali, pasi makina e tij “Fiat Punto”, u përplas me një “Audi” në zonën e Mosciano-s. I riu ishte baba i dy fëmijëve ndërsa jetonte prej vitesh në zonë dhe ishte një person i rregullt në shoqëri.

Eduart Hoxha
Pavarësisht se ndihma mjekësore erdhi në kohë, Eduart Hoxha nuk u mbijetoi dot plagëve të marra dhe ndërroi jetë në spital. Shoferi tjetër, një 25-vjeçar ka marrë lëndime të lehta. Shqiptari, sapo kishte përfunduar punën kur u përfshi në aksident. Policia ka nisur hetimet në lidhje me shkaqet e aksidentit./ZËRI
Poll