Aktualitet

Era e fortë dhe shiu lënë fshatrat e Lezhës pa energji! Në Shëngjin pezullohet lundrimi

Mësohet se po punohet për riparimin e defekteve të energjisë elektrike, ndërsa ende nuk raportohet për probleme nga përmbytjet pasi prurjet në Mat, Drin dhe Gjadër janë nën kontroll.

E.K
Era e fortë dhe shiu lënë fshatrat e Lezhës pa energji!
Pamje nga Lezha

TIRANË- Reshjet e dendura të shiut dhe era e fortë kanë shkaktuar probleme në Lezhë. Raportohet se disa fshatra kanë mbetur pa energji elektrike ndërsa është pezulluar lundrimi në Shëngjin. Dallgët në Shëngjin kanë arritur deri në 5 metra, duke detyruar autoritetet portuale të pezullojnë lundrimin. Mësohet se po punohet për riparimin e defekteve të energjisë elektrike, ndërsa ende nuk raportohet për probleme nga përmbytjet pasi prurjet në Mat, Drin dhe Gjadër janë nën kontroll./ZËRI

Poll

MOS HUMB