Aktualitet

Çfarë ndodhi mbrëmë në Tepelenë? Sherr mes dy grupeve, tre persona përfundojnë në spital, autorët në kërkim

Sipas burimeve, konflikti kishte nisur gjatë orëve të paradites së djeshme dhe më pas ka degraduar sërish pas mesnate.

zh.ll
Çfarë ndodhi mbrëmë në Tepelenë? Sherr mes dy
Foto ilustruese

TEPELENË- Një konflikt mes disa personave në Tepelenë ka përfunduar me 3 të plagosur. Sipas burimeve, konflikti kishte nisur gjatë orëve të paradites së djeshme dhe më pas ka degraduar sërish pas mesnate.

Burime bëjnë me dije se rreth orës 01:00, një grup personash ka shkuar pranë një lokali lloto në qytet, ku ndodheshin disa prej personave me të cilët kishin pasur përplasje më herët. Mësohet se grupi ka mbërritur me tre automjete fuoristradë, ndërsa konflikti ka kaluar nga debati në përplasje fizike, ku janë përdorur mjete të forta dhe sende të ndryshme, si shkopa bejsbolli.

Nga përplasja me mjete të forta, kanë mbetur të plagosur dy vëllezër dhe një kushëriri i tij, të cilët janë transportuar drejt Spitali Rajonal të Gjirokastrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. 

Nga ana tjetër, autorët e dyshuar janë shpallur në kërkim, po punohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të konfliktit. Ndërkohë, mbetet ende e paqartë nëse policia kishte dijeni për konfliktin e nisur gjatë paradites dhe nëse ishin marrë masa për të parandaluar përshkallëzimin e tij./ZËRI

Poll

MOS HUMB