Aktualitet

Fatkeqësi në Vlorë dhe Pogradec/ E reja vdes pasi e zuri korenti, 27-vjeçari në gjendje rë rëndë pas lëndimit me xham

Dy ngjarje të rënda kanë ndodhur në harkun kohor të pak minutave

E.K
Fatkeqësi në Vlorë dhe Pogradec/ E reja vdes pasi e zuri korenti,
Foto ilustruese

TIRANË- Dy ngjarje aksidentale kanë ndodhur në harkun kohor të pak minutave në Vlorë dhe në Pogradec.

Një 29-vjeçare ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë aksidentalisht në kontakt me rrymën elektrike, në oborrin e banesës së saj në Vlorë.

“Sot, në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, në oborrin e banesës, shtetasja Xh. B., 29 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë që po mesditën e sotme, një i ri, 27-vjeç, ka mbetur i plagosur rëndë në Pogradec, pasi është dëmtuar nga një xham në banesën e tij.

Sipas informacioneve nga spitali i Pogradecit i do të transportohet me helikopter drejt Tiranës pasi është plagosur në pjesën e kraharorit. I riu është identifikuar si Renato Sehiti. Burime bëjnë me dije se personi i dëmtuar është punonjës policie pranë komisariatit të Pogradecit, me detyrën e inspektorit të lagjes. Sehiti është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, për ndihmë mjekësore.

“Mesditën e sotme, në lagjen nr. 1 Pogradec, shtetasi R. S. dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht nga një xham i thyer, në banesën e tij. Aktualisht ndodhet në spital, për mjekim.  

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë. /ZËRI

Poll

MOS HUMB