Aktualitet

Ish-ministri Fatmir Mediu në GJKKO: Dëshmitarët të thonë të vërtetën për “Gërdecin”

Në fjalën e ti Mediu tha se shpreson që të gjithë të flasin, ndërsa shtoi se ka edhe dëshmitarë që heshtin.

f.t
Ish-ministri Fatmir Mediu në GJKKO: Dëshmitarët të
FATMIR MEDIU

TIRANË-Ish-Ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu është paraqitur ditën e sotme në GJKKO ku u zhvillua edhe seanca e radhës për tragjedinë e 15 marsit 2008 në fshatin Gërdec. Ashtu si në seancën e kaluar, edhe këtë herë vijoi marrja në pyetje e dëshmitarëve për ngjarjen e rëndë.

Mediu në një prononcim për gazetarët jashtë ambjenteve të SPAK u shpreh se të gjithë duhet të thonë të vërtetën për çështjen ‘Gërdeci’. Në fjalën e ti Mediu tha se shpreson që të gjithë të flasin, ndërsa shtoi se ka edhe dëshmitarë që heshtin.

"Ky proces tregon se ministri i Mbrojtjes s’ka bërë asgjë tjetër veçse ka zbatuar ligjin. Nuk e di nëse do dëshmojë Luan Hoxha, shpresoj që të gjithë të vijnë të dëshmojnë dhe të flasin. Në interes të zbardhjes së vërtetës të mbajë qëndrimin e vetë siç e mendon dhe si ka vepruar”, -u shpreh Mediu.

Fatmir Mediu akuzohet për shpërdorim detyre të kryer në bashkëpunim me zinxhirin komandues ushtarak. Ish-ministri u rikthye në Gjykatë nga denoncimi i një familjeje nga Gërdeci, fshati i tragjedisë së 15 marsit ku nga shpërthimi humbën jetë 26 persona e u plagosën 300 të tjerë./ZËRI

Poll

MOS HUMB