Aktualitet

“Femrat nuk rezistojnë dhe kur përdhunohen’, KMD: Spartak Ngjela përdori gjuhë urrejtje

Me një vendim të ditëve të fundit ky komisioner i ka kërkuar avokatit Ngjela të dalë me një deklaratë publike (me shkrim ose me gojë) me anë të së cilës distancohet nga përdorimi i gjuhës së urrejtjes dhe ti evitojë ato në të ardhmen.

B.S
“Femrat nuk rezistojnë dhe kur përdhunohen’, KMD: Spartak
Spartak Ngjela

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi e ka cilësuar si përdorim të gjuhës së urrejtjes deklaratën e Spartak Ngjelës në një emission ku citojmë të jetë shprehur se “femrat mezi rezistojnë dhe kur përdhunohen”.

Me një vendim të ditëve të fundit ky komisioner i ka kërkuar avokatit Ngjela të dalë me një deklaratë publike (me shkrim ose me gojë) me anë të së cilës distancohet nga përdorimi i gjuhës së urrejtjes dhe ti evitojë ato në të ardhmen.
Video e materialit është hequr nga kanalet e Top Channel, ndërsa Ngjela ende nuk ka një reagim për këtë çështje dhe pas vënies në qendër të kritikave për shkak të kësaj deklarate.

Menjëherë pas vendimit të KMD ka reaguar dhe organizata ‘Drejtësi sociale’:

“KMD e cilëson “qëndrim jo profesional, jo informues, paragjykues, dhe nga ana tjetër krijon negativitet kundrejt grave e vajzave në përgjithësi, e në veçanti kundrejt asaj kategorie që mund të jenë viktima të përdhunimit, duke i shqetësuar ato dhe duke krijuar premisa për sjellje diskriminuese kundrejt tyre. KMD ka vendosur më tej se, përdorimi i kësaj gjuhe nga një person publik, i njohur në fushën e politikës, me profesion avokat, autor librash dhe i dënuar politik për shkak të ushtrimit të të drejtës së fjalës së lirë, në një televizion kombëtar me shikueshmëri të lartë, krijon mundësinë e keqinformimit, stereotipizimit, paragjykimit të gruas në përgjithësi dhe tek disa ndjenja urrejtjeje ndaj viktimave të dhunës seksuale”, thuhet në deklaratë.

“Femrat nuk rezistojnë dhe kur përdhunohen’, KMD: Spartak

 

Poll

MOS HUMB