Aktualitet

Fermerët e Fierit në protestë për çmimin e luleshtrydhes: Po tallen me djersën tonë

Ata shprehen se janë të braktisur nga shteti, ndërsa shtojnë se këtë viti çmimi ka shkuar 40 lekë për kilogram.

E.K
Fermerët e Fierit në protestë për çmimin e
Pamje nga protesta

TIRANË- Fermerët e Fierit janë ngritur këtë të shtunë në protestë për shkak të çmimit t ulët të luleshtrydhes. Ata shprehen se janë të braktisur nga shteti, ndërsa shtojnë se këtë viti çmimi ka shkuar 40 lekë për kilogram. Një fermer u shpreh se ka investuar 30 milionë lekë dhe se këtë vit ka dalë me humbje. Ata kanë kërkuar mbështetjen e shtetit ndërsa i kanë bërë apel Ministrisë së Bujqësisë që të kthejë sytë nga ata. 

Fermeri 1: Na thonë hajdeni investoni, erdha nga emigrimi, tani çfarë të bëj, të marr familjen të iki prap në emigrim, jemi të braktisur. Në Itali e shesin më 8 euro kilogrami, këtu me 400 lekë të vjetra.

Fermeri 2: Edhe pse kemi luleshtrydhe bio, sa herë që duhet të çojmë jashtë, se ne kemi çuar tek Lidl, në Itali, dhe ata përsëri tek malli ynë dyshojnë, ne duam ose të na japin një drejtim, se duan mall pa mbetje, ne kemi 13.5 hektare pa mbetje, por në fund nuk trajtohemi. Ne themi se kemi mall të pastër, lë të vije kush të dojë, të bëj analizat. Për mendimin tim, këtu nuk ka një mbështetje nga Ministria e Bujqësisë, çdo ditë na dalin mostrat të pastra. Në Shqipëri ka pesticide që në BE kanë dalë nga qarkullimi, se si qarkullojnë këtë ta gjejë ata që janë kompetentë.

Fermeri 3: Po tallen me djersën tonë, edhe preparatet që përdorim ne vijnë nga Gjermania, tani na thonë që del më pesticide. Është lojë e këtyre për ta shitur me shumë jashtë dhe na bllokojnë tregun vendas. Ne kemi shumë shpenzime, që nga fidani, është 11 muaj punë, presim këto 10 ditë që të vjelim dhe e kanë çuar me 400 lekë të vjetra Kg. Kam investuar nga xhepi im 30 milion lekë. Vjet ka qenë 11 mije lekë të vjetra. Unë jam minus, ambalazhi kushton. Shteti të vërë dorë në këta banditë që grumbullojnë mallin, e çojnë jashtë sa u intereson atyre.

Poll

MOS HUMB