Aktualitet

Fermerët grek sërish në protestë, bllokohet dogana në Kakavijë

Policia kufitare ka njoftuar se rruga do të jetë e bllokuar për rreth tre orë.

f.t
Fermerët grek sërish në protestë, bllokohet dogana në
foto ilustruese

KAKAVIJË-Rruga nacionale Kallpaq-Janinë do të jetë sërish e bllokuar si shkak e vijimit të protestës nga fermerët grek. Policia kufitare ka njoftuar se rruga do të jetë e bllokuar për rreth tre orë deri në orën 22:00.

Njoftimi:

Njoftohemi nga Policia Kufitare greke se nga ora 19:00 deri në 22:00 rruga nacionale Kallpaq-Janinë do jetë e bllokuar për shkak të protestës që po zhvillojnë fermerët.

Lejohet qarkullimi vetëm për mjetet e vogla. Ndërsa mjetet e tonazhit të rëndë (komionë dhe autobuzë), nuk do lejohen të qarkullojnë në këtë hark kohor.

Ju faleminderit!

Kjo është dita e dytë që fermerët protesojnë./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB