
Kapshticë
KAPSHTICË- Shqiptarët që jetojnë jashtë shtetit po kthehen në vend për t’i kaluar festat e fundvitit pranë familjeve të tyre, duke sjellë një fluks në pikën kufitare të Kapashticës. Sipas informacioneve, autoritetet tona kanë shtuar sportelet për të shmangur pritjet e gjata dhe radhët.
Mësohet se gjatë 24-orëve të fundit, në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës janë regjistruar 6,303 hyrje dhe 2,444 dalje.
Po ashtu, Autoritetet Doganore bëjnë me dije se pritet të rritet numri i emigrantëve në Vigjilje të Krishtlindjes dhe në ditët e fundit të vitit. /ZËRI
Poll