Aktualitet

FORMULARI/ Efektivët që kanë përdorur SKY ECC dhe Encro Chat do përjashtohen nga Policia

Çdo punonjës që do të rezultojë se ka përdorur këto aplikacione, do të përjashtohet menjëherë, përfundimisht, nga Policia e Shtetit, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, apo Garda e Republikës.

E.K
FORMULARI/ Efektivët që kanë përdorur SKY ECC dhe Encro Chat
Taulant Balla

TIRANË- Ministri i Brendshëm Balla ka miratuar këtë të hënë urdhrin e posaçëm ku të gjithë efektivët e Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhee Agjensisë së Mbikqyerjes Policore do të vetëdeklarojnë nëse kanë përdorur aplikacionet SKY ECC apo Encro Chat. Formulari i Vetëdeklarimit po u shpërndahet për plotësim, strukturave të mësipërme dhe do të shërbejë si bazë për nisjen e verifikimeve.

FORMULARI/ Efektivët që kanë përdorur SKY ECC dhe Encro Chat
Pjesë nga dokumenti

Çdo punonjës që do të rezultojë se ka përdorur këto aplikacione, do të përjashtohet menjëherë, përfundimisht, nga Policia e Shtetit, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, apo Garda e Republikës.

Kjo lëvzije vjen pas zbërthimit të mesazheve të koduara në aplikacionet SKY, u arrestuan disa drejtues të lartë policie, të cilët bashkëpunonin me krimin e organizuar. Në mesin e policëve që janë vënë në pranga në kuadër të përgjimeve që u bënë publike në dosjen Metamorfoza 1 dhe 2 janë Dedan Gjoni, Oltion Bistri apo Dritan Metaj. Ndërkohë që në përgjime përmendej dhe emri i Ardi Veliut, i cili dha dorëheqjen nga kreu i AMP-së, me pretendimin se do të merrte një tjetër detyrë shtetërore, e cila nuk është bërë publike deri tani./ZËRI

Dokumenta bashkëngjitur

Poll

MOS HUMB